Trendy

Denoncim për sulm fizik në Novakë të Tetovës

Para 11 orë

Më 05.02.2026 në ora 21:30, në Stacionin Policor Kamjan, H.B. (22) nga fshati Novakë ka raportuar se rreth orës 21:00, pas një konflikti paraprak, është sulmuar fizikisht nga Xh.I., gjithashtu nga Novakë, brenda një objekti hotelierik në të njëjtin fshat.

Policia ka nisur procedurat për zbardhjen e plotë të rastit dhe për përcaktimin e përgjegjësisë penale.

Trending