SPB Tetovë ka paraqitur kallëzim penal kundër B.M. (45) nga Gjermania dhe J.A. (54) nga fshati Shipkovicë, rajoni i Tetovës, për shkak të dyshimit të bazuar për kryerjen e veprave penale “uzurpim i pasurisë së paluajtshme” dhe “ndërtim pa leje”.
Sipas policisë, gjatë vitit 2023, i dyshuari i parë në cilësinë e investitorit dhe i dyshuari i dytë si kryerës i punimeve ndërtimore, në një parcelë kadastrale në komunën kadastrale Shipkovicë, pronë e shtetit, kanë ndërtuar një shtëpi vikendi, pa poseduar leje përkatëse ndërtimi të lëshuar nga organi kompetent
Trending










