Në rrugën 146 në Tetovë është shembur pjesë e rrugës, duke bërë që të hapet një gropë masive, përcjell TV21. Si rrjedhojë, gypi i ujit që furnizon lagjen ka dalë në sipërfaqe.
Banorët thonë se ky është një rrezik i madh, ndërsa shtojnë se gypi mund të dëmtohet dhe ata mund të mbeten pa furnizim me ujë.





