Trendy

Drejtori Imeri nënshkruan 𝗔𝗻𝗲𝗸𝘀 𝘁ë 𝗠𝗮𝗿𝗿ë𝘃𝗲𝘀𝗵𝗷𝗲𝘀 𝘀ë 𝗕𝗮𝘀𝗵𝗸ë𝗽𝘂𝗻𝗶𝗺𝗶𝘁 𝗺𝗲 𝗨𝗡𝗗𝗣 𝗽ë𝗿 𝗽𝗲𝗿𝗶𝘂𝗱𝗵ë𝗻 𝟮𝟬𝟮𝟲–𝟮𝟬𝟮𝟳

Para 2 muaj

Drejtori i Byros për Zhvillim Rajonal, Amet Imeri sot ka nënshkruar 𝗔𝗻𝗲𝗸𝘀 𝘁ë 𝗠𝗮𝗿𝗿ë𝘃𝗲𝘀𝗵𝗷𝗲𝘀 𝘀ë 𝗕𝗮𝘀𝗵𝗸ë𝗽𝘂𝗻𝗶𝗺𝗶𝘁 𝗺𝗲 𝗨𝗡𝗗𝗣 𝗽ë𝗿 𝗽𝗲𝗿𝗶𝘂𝗱𝗵ë𝗻 𝟮𝟬𝟮𝟲–𝟮𝟬𝟮𝟳

“Aktivitetet e planifikuara me UNDP-në për periudhën 2026–2027 përfaqësojnë një hap të rëndësishëm përpara në forcimin e bashkëpunimit ndërkomunal dhe përmirësimin e kapaciteteve infrastrukturore lokale. Me nënshkrimin e Aneksit të marrëveshjes së bashkëpunimit me përfaqësuesin e përhershëm të UNDP-së, Armen Grigoryan, konfirmojmë vazhdimësinë dhe thellimin e partneritetit të orientuar drejt zhvillimit rajonal të barabartë dhe gjithëpërfshirës.

Projekti “Komunat si nxitës të zhvillimit të qëndrueshëm”, i mbështetur financiarisht nga Byroja për Zhvillim Rajonal dhe i zbatuar nga UNDP, mbetet një instrument kyç për forcimin e kapaciteteve të komunave dhe për përmirësimin e cilësisë së jetës së qytetarëve në të gjithë vendin”, ka shkruar Imeri./tetova1/

 

Trending