Trendy
Screenshot

KONVOJ USHTARAK TURK NË ZEMËR TË EUROPËS! Gjermanët të habitur, pamjet bëhen virale (VIDEO)

Para 4 orë

Një konvoj ushtarak i Ushtrisë së Turqisë ka tërhequr vëmendje të madhe në Gjermani, pasi qytetarë të shumtë e kanë filmuar dhe pamjet janë shpërndarë masivisht në rrjetet sociale.

Në videot e publikuara, shihen dhjetëra mjete ushtarake turke duke lëvizur nëpër rrugët gjermane, ndërsa qytetarët shprehin habinë e tyre për praninë e një ushtrie të huaj në territorin e vendit.

Sipas mediave turke, konvoji ushtarak është pjesë e stërvitjes së madhe të NATO-s “Steadfast Dart 2026”, në të cilën marrin pjesë rreth 10 mijë trupa nga disa shtete anëtare të Aleancës.

Forcat turke, konkretisht nga Brigada e 66-të Mekanike, janë dislokuar drejt Gjermanisë për të marrë pjesë në këtë ushtrim, i cili ka për qëllim rritjen e gatishmërisë ushtarake dhe forcimin e bashkëpunimit mes vendeve të NATO-s.

Pamjet e konvojit kanë shkaktuar reagime të ndryshme në opinionin publik gjerman, me qytetarë që shprehen të habitur dhe kërkojnë sqarime mbi lëvizjen e trupave ushtarake nëpër qytete.

Stërvitja pritet të zgjasë disa javë dhe zhvillohet në kuadër të planeve të NATO-s për forcimin e sigurisë në Europë.

VIDEO

Trending