Personalisht, vlerësoj se kapaciteti i Lëvizjes Besa në VLEN dhe në qeveri është shumë më i madh se ai që e kemi treguar deri tani, tha mes tjerash Bilall Kasami në Click Plus në TV21.
Ai shtoi se gjatë ditës së nesërme do të mblidhet Kuvendi Qendror i partisë, për të vendosur mbi çështjet e kuadrove dhe pozicionimin e partisë.
“Nuk mund të them se jemi plotësisht të kënaqur, sepse gjithmonë ka nevojë për më shumë angazhim nga gjitha dikasterët të cilat i udhëheqim ne. Kemi bërë disa herë analiza ku janë anët e forta dhe të dobëta të Lëvizjes Besa në VLEN dhe si pjesë e VLEN-it në qeveri. Brenda javës, nesër ne kemi thirru një mbledhje të Kuvendit Qendror për të diskutuar këto çështje dhe për të vlerësuar pozicionin tonë në qeveri dhe për të marrë një vendim për rrugëtimin tonë të mëtutjeshëm. Besoj aty të gjithë funksionarët do të raportojnë për atë se cili është rezultati i qeverisjes së tyre dhe menaxhimit të tyre me institucionet dhe si organ kryesor i LB-së mes dy kongreseve do të marrë edhe qëndrime sa ne jemi të kënaqur dhe a do të kishte qenë më mirë”, tha mes tjerash Kasami.










