Trendy

Takimi me Salin për provimin e jurisprudencës në shqip, Ademi: Nuk ramë dakord për metodën

Para 1 muaj

Një nga nismëtarët e peticionit për mbajtje të provimit të jurisprudencës në gjuhën shqipe, Mevlan Ademi tha se nuk është arritur marrëveshje në takimin me zëvendëskryeministrin Bekim Sali për kërkesën e tyre, përcjell TV21.

Ademi thotë se qeveria propozon zgjidhje të re ligjore që fillimisht do të duhet të dërgohet në Komisionin e Venecias, që sipas tij, është e papranueshme për shkak se merr shumë kohë. Ademi thotë se Ligji për Përdorimin e Gjuhëve është i qartë dhe se zgjidhja qëndron pikërisht në këtë ligj.

“Për çka nuk u dakorduam aty ishte metoda sesi mendojnë ata ta zgjidhin , dhe propozimi jonë. Propozimi jonë është që të bazohemi në Ligjin për Përdorimin e Gjuhës, i cili është shumë i qartë, dhe ideja e tyre ishte që të propozojmë harmonizim të ligjit , por kjo neve nuk na pëlqeu, shkaku i kohës që do ta marrë kjo. Ata mendojnë që propozimin ligjor njëherë ta dërgojnë te Komisioni Venecian, duke përfshirë edhe komunitetet e tjera që janë të përmendura në Preambulën e Kushtetutës së vendit tonë. Kjo mendojmë ne që do të zvarris procedurën e kërkesës sonë dhe realisht duke i parë edhe rastet e tjera kur janë dërguar ligjet në Komisionin Venecian, besojmë që do të marrë kohë të gjatë dhe do të kalojnë disa gjenerata të juristëve shqiptarë, të cilëve nuk do t’u mundësohet të hyjnë në provimin e jurisprudencës në gjuhën shqipe”, tha Ademi për TV21.

Trending