NJOFTIM ZYRTAR
Të nderuar nëpunës fetarë dhe besimtarë,
Myftinia e BFI – Tetovë njofton opinionin e gjerë mbi organizimin e jetës fetare gjatë muajit të bekuar të Ramazanit.
Ju lutemi të keni parasysh këto informata rreth orarit dhe fillimit të agjërimit:
• Fillimi i Ramazanit: Dita e parë e agjërimit është të enjten, më 19 shkurt 2026.
• Nata e parë e Teravisë: Namazi i parë i teravisë falet të mërkurën mbrëma, më 18 shkurt.
• Namazi i Sabahut: Gjatë muajit të Ramazanit, namazi i sabahut do të falet 20 minuta pas kohës së Imsakut.
• Namazi i Teravisë: Për t’u lënë kohë besimtarëve pas iftarit, namazi i teravisë do të falet 2 orë pas thirrjes së ezanit të akshamit (Iftarit), (me orarin e ri fillohet nga teravia e parë – 18 shkurt, e mërkurë).
Lutemi që ky muaj të sjellë paqe, mbarësi dhe pranim të ibadeteve për të gjithë ju.
Me respekt,











