Trendy

Zbulohet rendi i ditës, ja çfarë do të diskutohet në mbledhjen e Kuvendit të Lëvizjes Besa

Para 1 muaj

Lëvizja Besa ka thirrur sot Kuvendin e partisë për të diskutuar çështjet aktuale politike dhe punën e funksionarëve të saj në pushtetin qendror.

Burime brenda Besës bëjnë të ditur se mbledhja e sotme ka dy pika të rëndësishme të rendit të ditës.

Ashtu siç paralajmëroi kryetari Bilall Kasami në intervistën për TV21, Lëvizja Besa do të fillojë një analizë të thellë të punës së funksionarëve të saj në Qeveri dhe do të vlerësojë nëse funksionarët i kanë përmbushur pritjet e shqiptarëve dhe votuesve të VLEN-it.

Kjo analizë bëhet në prag të rikonstruimit të paralajmëruar të Qeverisë, ku mund të ketë ndryshime në të gjitha eshalonët e pushtetit.

Pika e dytë e rendit të ditës është çështja e shkrirjes së VLEN-it në një parti. Kryetari Kasami do të raportojë për bisedimet e deritanishme dhe do të diskutohet pozicionimi i Besës brenda VLEN-it, në drejtim të bashkimit të këtij koalicioni.

Trending