“Për mua, sistemi ‘Qytet i Sigurt’ nuk është vetëm një sistem për zbulimin e shkeljeve në komunikacion dhe për ndëshkime, por për mua ky sistem do të thotë para së gjithash, siç pamë, shpëtim i jetëve njerëzore”, theksoi deputetja nga radhët e VMRO-DPMNE-së, Dragana Bojkovska, në një paraqitje në emisionin “Pro apo Kundër” në televizionin Alfa, përcjell tetova1
Deputetja Bojkovska diskutoi për implementimin e sistemit “Qytet i Sigurt”, si dhe për funksionimin e tij, duke shtuar se qëllimi është të sigurohet mbrojtja e jetëve njerëzore dhe rritja e kulturës në komunikacion.
“Me vetë sistemin ‘Qytet i Sigurt’, e përshëndes atë që e treguan qytetarët maqedonas; kjo do të thotë se mund të kemi kulturë të duhur në komunikacion dhe t’u përgjigjemi sfidave që janë para nesh. Më gëzon shumë që jo vetëm pjesëmarrësit në komunikacion treguan pjekuri dhe respektim të ligjeve, por shoh edhe përshtypje pozitive nga ata që nuk janë drejtpërdrejt pjesëmarrës në komunikacion”, theksoi Bojkovska.
Bojkovska nënvizoi se, ndonëse struktura të caktuara politike nuk dhanë mbështetje në Kuvend për votimin e paketës së ndryshimeve ligjore që do të harmonizoheshin me sistemin “Qytet i Sigurt” dhe që do të sillnin një zgjidhje pozitive ligjore, ajo theksoi se megjithatë qëllimi i VMRO-DPMNE-së, si më i rëndësishmi, është të sigurohet një sistem funksional në interes të qytetarëve.
“Më vjen shumë keq që ky sistem për një qytet të sigurt duhet të jetë para së gjithash një sistem mbi partiak dhe një veprim mbi partiak, dhe këtë e kemi treguar në veprimin tonë, duke bërë thirrje për konsensus kur bëhet fjalë për sigurinë e qytetarëve, sepse vlerësoj se siguria e qytetarëve nuk është çështje partiake, por çështje kombëtare dhe shtetërore për të cilën të gjithë duhet të qëndrojmë bashkë. Siguria e qytetarëve nuk njeh përkatësi partiake, nuk njeh përkatësi fetare, as dallime sipas përkatësisë kombëtare, dhe për këtë arsye më vjen shumë keq që për sistemin ‘Qytet i Sigurt’ struktura të caktuara politike nuk dhanë mbështetje aty ku ishte më e nevojshme, e kjo ishte në Kuvend me votimin e atij seti të ndryshimeve ligjore. Pamë retorika ku hapeshin tema të politikës ditore, për mua krejtësisht të panevojshme. Si deputete dhe si qytetare, para së gjithash qëndroj në atë qëllim që për ne është më i rëndësishmi, e ai është që sistemi ‘Qytet i Sigurt’ të jetë plotësisht funksional, pa kufizime partiake, pa ndikim partiak, me digjitalizim të plotë, në mënyrë që të kemi funksionalitet më të madh të vetë sistemit”, është shprehur prerazi Bojkovska./tetova1.mk










