Trendy

Procesi gjyqësor ndaj ish-drejtorit të Onkologjisë vazhdon me dëshmitarë nga Sllovenia

Para 4 orë

Ekspertja Maja Ravnik nga Fakulteti i Mjekësisë në Maribor, Slloveni, sot për më shumë se tetë orë iu përgjigj pyetjeve të kryqëzuara nga mbrojtja e ish-drejtorit të Klinikës së Onkologjisë, Nino Vasev, i cili së bashku me edhe dy onkologë të tjerë akuzohet për mjekim joadekuat të pacientëve.

Ravnik, në sallën e gjykimit, iu përgjigj dhe pyetjeve të kryqëzuara nga i akuzuari i parë, Nino Vasev, të cilat ishin në drejtim të ilaçeve dhe dozave konkrete të cilat jepeshin dhe përputhshmërisë së tyre me studime dhe protokolle të caktuara, por edhe në lidhje me atë se cilat janë protokollet kombëtare, gjendjen dhe disponueshmërinë e ilaçeve onkologjike, si dhe për pjesë konkrete nga dokumentacioni ndaj së cilat bazohet mendimi ekspert për pacientë të caktuar

Kur Vasev u pyet nëse dinte që një pacient konkret ishte mjekuar në Greqi dhe Turqi, për të cilin kishte dokumentacion që ai duhet të merrte terapi në Maqedoni, dëshmitarja Ravnik tha se kjo nuk ishte në dokumentacion, nuk e dinte dhe nuk mund të komentonte për të.

Vasev, veçanërisht u përqendrua te dëshmia e Ravnikut për një paciente me kancer të përsëritur të vezoreve, ku ai tha se ilaçi “kapecetabinë” nuk jepet për këtë lloj kanceri, ndërsa në Maqedoni, sipas deklaratës së tij, ky ilaç,sipas protokolleve vendase, bazuar në protokollet e Ministrisë së Shëndetësisë së RMV-së nga viti 2011, jepet për 15 indikacione, dhe në doza prej 60 miligramësh për metastazat.

“Në ekspertizën tuaj thuhet se “kapecitabina” nuk ka indikacion për kancerin e vezoreve. A jeni në dijeni se në Institutin tonë për Radioterapi dhe Onkologji ekziston një punim që është përfshirë në protokollin kombëtar dhe ne e përdorim “kapecitabinën” në linjën e dytë dhe të tretë si për karcinomat gjinekologjike, ashtu edhe për kancerin e gjirit, për kancerin kolorektal dhe për 11 indikacione të tjera – pyeti Vasev.

Ravnik, tha se “kapecetabina” ka indikacione për mjekim të suksesshëm të llojeve të ndryshme të kancerit, por “duke iu referuar protokolleve, nuk ka indikacione për mjekimin e kancerit të vezoreve”.

“Duke pasur parasysh përgatitjen e këtij mendimi, nuk kam bërë një analizë më të gjerë të literaturës së plotë vendase dhe jam mbështetur në udhëzimet dhe protokollet që vlejnë në onkologjinë bashkëkohore. Nëse ekzistojnë protokolle kombëtare për mjekësinë e bazuar në prova, unë nuk mund t’i interpretoj ato – deklaroi dëshmitarja Ravnik.

Gjykimi vazhdon edhe nesër me dëgjimin e ekspertëve nga Sllovenia.

Ish drejtori i Klinikës së Onkologjisë, Nikolla Vasev, së bashku me dy onkologë të tjerë, Simonida Cërvenkova dhe Dragan Jakimovski, të punësuar në Klinikën e Radioterapisë dhe Onkologjisë në Shkup, akuzohen për trajtim të pakujdesshëm të pacientëve. Procedura filloi edhe kundër një onkologeje tjetër, të akuzuarës së dytë, Meri Peshevska, e cila pranoi fajësinë para Gjykatës, pas çka Gjykata e dënoi me dy vjet burgim me kusht.

Trending