Një ngjarje tronditëse është zbardhur në komunën e Nagoriçanit të Vjetër, ku një 25-vjeçar me iniciale T.B. nga fshati Malotino është vënë në pranga nën akuzën e rëndë të vrasjes dhe vjedhjeve në seri.
Sipas të dhënave të hetimit, më datë 12.02.2026, i riu ka hyrë në banesën e viktimës M.S., 78 vjeçe, në fshatin Çellopek, ku pas një sulmi fizik e ka mbytur atë duke përdorur një jastëk.
E moshuara ka ndërruar jetë menjëherë në vendngjarje, ndërsa autori dyshohet se përveç këtij krimi ka kryer edhe disa “vjedhje të rënda” në fshatra të tjerë të asaj zone. Arrestimi i tij u bë i mundur mbrëmjen e 13 shkurtit në fshatin Dragomancë, ku forcat policore e privuan nga liria për veprën penale që parashihet me nenin 123 të Kodit Penal.





