Lëvizja Demokratike // VLEN po vazhdon të zgjerohet, duke tërhequr gjithnjë e më shumë të rinj që po e shohin si adresën e tyre politike.
Së fundmi, radhëve të saj i është bashkuar edhe Besnik Dernjani, kryetar i Forumit Rinor të BDI nëndega Topansko – Çair, i cili largohet nga BDI për t’iu bashkuar subjektit që udhëhiqet nga Izet Mexhiti.
Ky zhvillim shihet si pjesë e një trendi në rritje, ku të rinjtë po orientohen drejt një force politike që ofron hapësirë reale për angazhim dhe avancim. Në terren, Lëvizja Demokratike // VLEN po forcon strukturat dhe po krijon hapësirë për energji të re, ide të reja dhe përfshirje më të drejtpërdrejtë të rinisë në proceset vendimmarrëse.
Me këtë ritëm, LD // VLEN po konsolidohet si një alternativë serioze për brezin e ri në Çair dhe më gjerë, duke u shndërruar në një nga adresat kryesore për të rinjtë që kërkojnë rol aktiv në politikë.










