Një 60-vjeçare nga Shkupi ka denoncuar në polici se është sulmuar fizikisht në një stacion autobusi në zonën qendrore të qytetit, shkruan bulevar.mk, përcjell tetova1
Sipas informacioneve nga Ministria e Punëve të Brendshme e Maqedonisë së Veriut, ngjarja ka ndodhur më 12 shkurt rreth orës 06:50, kur gruaja është sulmuar nga një tjetër person i gjinisë femërore, teksa priste autobusin.
Rasti është raportuar dy ditë më vonë në SPB Shkup, pas çka policia ka nisur ndërmarrjen e masave për zbardhjen e plotë të ngjarjes dhe identifikimin e autores së dyshuar.
Deri tani nuk ka informacione për shkallën e lëndimeve apo motivet e sulmit. Nga MPB bëjnë të ditur se pas dokumentimit të plotë të rastit do të pasojnë kallëzimet përkatëse./tetova1.mk





