Trendy

Gjendet i vdekur 40 vjeçari në Maqedoni

Para 3 orë

Në afërsi të Spitalit të Përgjithshëm të Qytetit-Prilep sot rreth orës 16:00, u gjet trupi i pajetë i V.I. (40) nga Prilepi, informoi Ministria e Brendshme bazuar në një raport në Drejtorinë e Punëve të Brendshme të Manastirit.

Shërbimi i Mjekësisë së Shpejtë konfirmoi vdekjen, dhe për ngjarjen u njoftua prokurori publik, me urdhër të të cilit trupi u dorëzua për autopsi.

Më parë, Viktor Ilioski nga Prilepi u shpall i zhdukur, pasi më 15 shkurt në orën 16:15 në Drejtorinë e Punëve të Brendshme të Prilepit, babai i tij D.I. (69) nga Prilepi raportoi se djali i tij ishte larguar nga shtëpia.

Kërkimi filloi pasi familja më parë bëri një thirrje publike për ndihmë, duke deklaruar se të gjitha gjurmët e tij ishin humbur që nga dita e mëparshme, rreth orës 14:00, kur ai u pa për herë të fundit. Rasti ka tërhequr vëmendje të madhe publike.

Ministria e Brendshme njoftoi se po merren masa për të sqaruar plotësisht rastin.

Trending