Trendy

Lëvizja Besa: Me vendimin e fundit të Kuvendit, të gjitha degët e partisë duke përfshirë edhe Kërçovën janë në moratorim

Para 5 orë

Lëvizjes Besa ka reaguar me sqarim publik lidhur me zhvillimet e fundit brenda partisë dhe procesin e bashkimit të VLEN-it në një subjekt të vetëm politik, përcjell tetova1

Nga Lëvizja Besa theksojnë se struktura në Kërçovë, me kryetar Agim Sadikun, sekretar Rexhep Asanin dhe anëtarët e kryesisë Valbona Adili Emini e Bejtulla Eminin, njësoj si të gjitha degët e tjera, i nënshtrohet moratoriumit të shpallur për pezullimin e aktiviteteve partiake, me qëllim bashkimin e VLEN-it.

Në reagim rikujtohet se Kuvendi Qendror i partisë, në mbledhjen e 12 shkurtit 2026, ka shkarkuar kryesinë dhe ka autorizuar kryetarin të vazhdojë bisedimet për bashkimin e VLEN-it. Po ashtu, sipas tyre, në të njëjtën mbledhje është shkarkuar nga anëtar i Kuvendit Qendror edhe personi që sot ka dalë me një kumtesë, të cilën e cilësojnë si pa bazë juridike dhe jo në emër legjitim të Degës së Kërçovës.

Sipas degës së Kërçovës, zhvillimet e fundit paraqesin tentativa të motivuara nga jashtë për ta dëmtuar partinë dhe procesin e bashkimit të VLEN-it, duke theksuar se përpjekje të tilla kanë ndodhur edhe më parë, por kanë dështuar.

Postimi i plotë:

“SQARIM

Sqarojmë opinionin publik se Dega e Lëvizjes BESA në Kërçovë, me kryetar Agim Sadikun, sekretar Rexhep Asanin, anëtarët e kryesisë Valbona Adili Emini dhe Bejtulla Eminin, si dhe anëtarësinë e saj, si të gjitha degët e tjera, i nënshtrohet moratoriumit të shpallur të aktiviteteve partiake me qëllim bashkimin e VLEN-it në një subjekt.

Kuvendi Qendror i Lëvizjes BESA, në mbledhjen e 12 shkurtit 2026, shkarkoi kryesinë e partisë dhe autorizoi kryetarin Bilall Kasami që të vijojë bisedimet për bashkimin e VLEN-it. Në të njëjtën mbledhje, u shkarkua nga anëtari i Kuvendit Qendror edhe individi i nënshkruar sot në një kumtesë pa bazë juridike në emër të Degës së Kërçovës.

Këto që shohim sot janë tentativa të motivuara nga jashtë për ta dëmtuar Lëvizjen BESA dhe VLEN-in, përfshirë procesin e bashkimit të VLEN-it në një subjekt. Tentativa të tilla ka pasur edhe në të kaluarën, por siç kanë dështuar gjithmonë, ashtu do të dështojnë edhe tani”, përfundojnë nga Lëvizja Besa./tetova1.mk

Trending