Trendy

Nesër pa energji elektrike pjesë e Brvenicës dhe disa fshatra të Tetovës

Para 1 muaj

Për shkak të ndërhyrjeve të planifikuara në rrjetin elektrodistributiv, nesër (18.02.2026) pa energji elektrike do të mbeten pjesë të disa vendbanimeve në rajonin e Tetovës, përfshirë Brvenicën, Gajren, Prshevcën dhe Zherovjanin, përcjell tetova1

Në Brvenicë, ndërprerja është paralajmëruar nga ora 09:00 deri në 14:00, ku pa rrymë do të mbetet një pjesë e fshatit në hyrje.

Në Gajre, energji elektrike nuk do të ketë nga ora 08:45 deri në 15:00, në një pjesë të fshatit, si dhe në zonën pranë MHC 3.

Në Prshevcë, ndërprerja do të zgjasë nga ora 09:30 deri në 13:00, duke përfshirë objektet pranë fabrikës së dritareve në rrugën drejt Jegunovcës.

Ndërkaq, në Zherovjan, pa energji do të mbeten objektet në hyrje të fshatit nga ora 09:30 deri në 14:30.

Autoritetet u bëjnë apel banorëve të këtyre zonave që t’i planifikojnë obligimet e tyre në përputhje me oraret e paralajmëruara të ndërprerjeve./tetova1.mk

Trending