SPB Tetovë ka ngritur kallëzim penal ndaj Z.D. (27), V.M. (28), E.D. (26) dhe J.T. (21), të gjithë nga Tetova, për shkak të dyshimit të bazuar për kryerjen e veprës penale “dhunë”, përcjell tetova1
Sipas njoftimit, më 15.12.2025, para një objekti hotelierik në Tetovë, pas një mosmarrëveshjeje të mëhershme në rrjetet sociale, të dyshuarit kanë sulmuar fizikisht S.R. (33) dhe R.U. (18), që të dy nga rrethina e Tetovës./tetova1.mk










