Maqedoni

“Pa LSDM nuk ka Maqedoni europiane”/ Kovaçevski: Ardhmëria e shtetit nuk varet nga Taravari”

Autori

Autori

Portali Tetova

February 10, 2024, 06:02

Në selinë e LSDM-së në Shkup u mbajt takimi me udhëheqës të partive simotra të Partive Socialiste Evropiane (PES), ku i pranishëm ishte edhe kryeministri i Kosovës Albin Kurti i cili është edhe kryetari i Lëvizjes Vetëvendosje.

Pas këtij takimi, kryetari i LSDM-së Dimitar Kovaçevski i pyetur për zhvillimet brenda ASh-së të cilat reflektuan edhe në përbërjen Qeveritare tha se:

“Në vendin tonë ka parti politike të cilat janë PRO integrimeve europiane. Ne nuk mund integrimin europian të shtetit ta kufizojmë me atë se z.Taravari ka kaluar nga pushteti në opozitë. Unë nuk mendoj se Taravari është figura kryesore e ardhmërisë së shtetit. Bëhet fjalë për politikan nga Gostivari, mjek i suksesshëm i cili bën kalkulime politike, por ardhmëria e shtetit nuk mund të varet nga një njeri ose një parti politike.”- deklaroi Dimitar Kovaçevski – kryetar i LSDM-së.

Kryetari i LSDM-së gjithashtu shtoi se Pa LSDM nuk ka Maqedoni Europiane.

“Diçka të ju them, pa LSDM nuk ka Maqedoni Europiane dhe këtë e kanë konfirmuar 32 vjet të historisë së shtetit. Ne kemi pasur qeveri të mëparshme të cilat i ka udhëhequr VMRO DPMNE dhe që nuk kanë bërë asnjë milimetër drejt integrimit. 11 vjet asnjë përmirësim i marrëdhënieve me fqinjët, përkundrazi, përkeqësim, asnjë përmirësim në mes bashkësive etnike në vend, përkundrazi përkeqësim.”- tha Dimitar Kovaçevski – kryetar i LSDM-së.

Reaguan nga VMRO DPMNE. Nga atje përmes një kumtese thonë se Dimitar Kovaçevski është shkëputur totalisht nga realiteti. “Le ta informojë dikush LSD-në dhe Kovaçevskin se Maqedonia ende nuk i ka filluar negociatat me Bashkimin Evropian dhe fajin e ka ai dhe qeveria e LSD – BDI-së”, thonë nga VMRO DPMNE

Tetova1 në Youtube

Mos e humb

ewimage-185-1024x576
U-14/ Klubi Tetova Bulls në prag për të shënuar historinë, të luajë ndeshje me Bayern Munchen
Screenshot-23-2
Granit Xhaka nominohet për Topin e Artë, këto janë fjalët emocionuese të babait të tij
IMG_9320
Taravari: Shqiptarët dhe gjuha shqipe janë 6 mijë vjetë të vjetër në këto anë
hendbollistet-e-kosoves
Fitore historike e hendbollisteve të Kosovës në Botërorin në Kinë, mposhtin thellë Indinë
IMG_4563-710x430
Imane Khelif “rrëmben” të artën në Olimpiadë

Më shumë nga kategoria

hendbollistet-e-kosoves
Fitore historike e hendbollisteve të Kosovës në Botërorin në Kinë, mposhtin thellë Indinë
IMG_4563-710x430
Imane Khelif “rrëmben” të artën në Olimpiadë
IMG_4430
Shkëndija prezanton Besart Ibraimin
auto_Ibra-gol1587216190
Liga e Parë e Maqedonisë së Veriut javën e ardhshme do të fillojë sezonin 2024/25
ekipi-olimpik-i-kosoves-2
Kosova më e mirë se India e Greqia me medalje, “baras” me Meksikën, Zvicrën e Turqinë
ewimage-185-1024x576
U-14/ Klubi Tetova Bulls në prag për të shënuar historinë, të luajë ndeshje me Bayern Munchen
Screenshot_2-1-780x470
Rikthimi i nxënësve në bankat shkollore shton frikën e përhapjes së shpejtë të viruseve
Screenshot_1-1-780x470
Banorët e Bllacës ankohen për mungesë transporti publik, për më shumë se një vit
ewfefewfewfew
Miteva: Filipçe ka paraqitur pronë më të madhe si deputet sesa kur ka qenë ministër
Ministri-italian-kulture
Emëroi të dashurën këshilltare, dorëhiqet ministri italian i Kulturës pas publikimit të skandalit
kercove-gostivar-768x437-1
Autostrada Ohër-Kërçovë që u nis në 2014, gati në fund të 2026

DIASPORA