Trendy

Iku pa paguar pasi mbushi “Benz-in” me naftë, arrestohet 28-vjeçari në Shqipëri

Para 1 muaj

Policia e Shqipërisë njofton se ka arrestuar A. Xh., 28 vjeç, banues në Bulqizë, i cili furnizoi me naftë automjetin e tij “Benz” në Shupenzë dhe u largua me shpejtësi pa paguar, duke rrezikuar jetën e punonjësit të karburantit.

Sipas Policisë, i njëjti ka precedent penal, i dënuar më parë në Itali për grabitje dhe i dëbuar nga ky shtet për 10 vite.

Automjeti dhe një kapuç në formë maske u sekuestruan si prova materiale. Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë së Dibrës për veprime të mëtejshme.

Trending