Trendy

Mashtrohet për vizë pune në Gjermani – 32-vjeçarja nga Tetova humb 3.000 euro

Para 1 muaj

Më 22.02.2026, rreth orës 20:00, në SPB Tetovë, një 32-vjeçare nga Tetova ka raportuar se është mashtruar nga një person po ashtu nga Tetova për shumën prej 3.000 euro.

Sipas denoncimit, gjatë vitit 2024 ajo kishte arritur marrëveshje me personin në fjalë për ndërmjetësim në sigurimin e një vize pune për në Gjermani. Pagesa prej 3.000 euro ishte bërë në disa këste.

Megjithatë, shërbimi i premtuar nuk është realizuar. Kur ajo ka kërkuar kthimin e mjeteve, personi fillimisht ka nisur debat dhe më pas është bërë i pakontaktueshëm.

Policia po ndërmerr masa për zbardhjen dhe dokumentimin e plotë të rastit.

Trending