Trendy

16-vjeçari kapet duke vozitur pa patentë në “Ilindenska” – arrestohet me urdhër të prokurorit

Para 1 muaj

Më 22.01.2026, rreth orës 23:40, në bulevardin “Ilindenska” në Tetovë, policia ka ndaluar një automjet të tipit “Ford” me targa të Tetovës, i cili drejtohej nga një 16-vjeçar nga Tetova.

Gjatë kontrollit është konstatuar se drejtuesi ishte i mitur dhe po e drejtonte automjetin pa poseduar patentë shofer.

Me urdhër të prokurorit publik, i mituri është privuar nga liria, ndërsa automjeti është sekuestruar. Pas dokumentimit të plotë të rastit, ndaj tij do të parashtrohet kallëzim përkatës.

Trending