Maqedoni

Qytetarët ankohen se nuk kanë kushte për t’i ndryshuar të gjitha dokumentet

Autori

Autori

Portali Tetova

February 12, 2024, 05:02

Ndryshimi i dokumenteve personale ka shkaktuar kaos për qytetarët e Maqedonisë së Veriut. Këtë e pohojnë edhe disa qytetarë të intervistuar nga televizioni Shenja. Ата shprehën se nuk kanë kushte për t’i ndryshuar të gjitha dokumentet e antarëve të shtëpisë. Ata shtuan se kaosi me pritje të gjata për dokumente bashkë me krizën ekonomike janë dy arsyjet kryesore e mos arritjes së nxjerrjes së dokumenteve personale me kohë. Ankesa e qytetarëve ishte që shpenzimet e këtyre dokumenteve duhet bërë nga shteti e jo nga vetë qytetarët. “Kjo iniciativë është marrë nga shteti” u shprehën qytetarët.

QYTETAR

“E kam ndryshuar nuk ka 3 vjet kur është bërë ligji….Për shpenzimet realiteti është ajo që shpenzimet duhet të bëhen nga shteti sepse nuk është iniciativa jonë ajo, e kanë sjellur ato dhe duhet ta bëjnë, mirëpo haraçet nuk ndalen…Njësoj është si për leje si letënjoftimi si pasaporta ato janë një lloj haraçi me i ra popullit në xhep…Të thuash t’i bojkotojmë kemi nevojë ne vetë për dokumente, mos t’i bojkotojmë dikush nuk ka, unë kam i kam bërë mirëpo dikush nuk ka kushte”.

QYTETAR

“Nuk mundem të mbrrijë, nuk mundem. Pa punë pa asgjë jam, bëhen 4000-5000 denar, deri 100 euro, ku t’i gjejë, kushtet nuk i kemi, kushtet nuk i kam mir çfarë të dojnë le të bëjnë. Nuk mundem po tregoj drejtë”.

Jo vetëm që e quajtën si iniciativë nga ana e shtetit, ata thanë se ndërrimi i dokumenteve është problem i shtetit e jo i popullit, e për shkak të kësaj nuk duhet të ketë dënime për qytetarët.

QYTETAR

“Nuk është në rregull atëher, sepsë ato është dashur të bëhen me kohë. Mendim tjetër është se është dashur që shpenzimet pak të bëhet nga shteti sepse populli nuk ka faj sepse këto janë problemet e shtetit”.

Ndërkaq, disa prej tyre theksuan se kanë mbetur pa dokumente personale për shkak të pritjes së gjatë që është krijuar në vendet për nxjerrjen e tyre.

QYTETAR

“Nuk mendoj asgjë, isha një ditë dëgjova në radio televizion se duhet të nxjerr letërnjoftimin, isha atje kam pritur me ditë, më kanë dërguar në Kisella Vod edhe atje është tollovi, e pashë që askund nuk bëhet punë dhe tani jam pa letërnjoftim, duhet ta kemi mirëpo si. Me pagesa, për të lëshuar me të shpejtën është 100 euro mirëpo 100 euro unë nuk i jap. Pse t’i jap aq para duke pasur 300 denar e 310 denar”.

Qytetarët shtuan se kështu nuk rregullohet asgjë dhe është diçka e rëndë për to, më herët kanë pasur mundësi të marrin letërnjoftimet më herët e tani po zgjatë me ditë e për disa me javë. Ndërkaq disa të tjerë thonë se as pensionin e tyre nuk mund ta marrin pasi që në letërnjoftimin e tyre nuk është emri i ri me ligj, Republika e Maqedonisë së Veriut.

Tetova1 në Youtube

Mos e humb

IMG_2911
Ronaldo e Mesi, udhëheqin listën e futbollistëve më të paguar në botë
IMG_2770
Motër e vëlla nga Dobroshti i Tetovës mbulohen me medalje në Kampionatin Botëror të Kickbox-it në Rüsselsheim të Gjermanisë
IMG_2727
Armand Duka flet për Kosovën: Kanë një ekip të fortë, do e merrja Zhegrovën te Shqipëria!
IMG_2490
“Bashi” Rexhep Hajdari mbetet i pamposhtur!
IMG_2485
10 vite nga paraqitja e dronit në stadiumin në Beograd

Më shumë nga kategoria

IMG_2490
“Bashi” Rexhep Hajdari mbetet i pamposhtur!
IMG_2485
10 vite nga paraqitja e dronit në stadiumin në Beograd
IMG_2485
10 vite nga paraqitja e dronit në stadiumin në Beograd
IMG_2425
Maqedonia fiton Armeninë dhe siguron vendin e parë në grup
IMG_2386
Maqedonia sot kërkon fitore tjetër, përballet me Armeninë në Jerevan
IMG_2337
Trajneri i Serbisë tregon se çka bisedoi me Xhakën pas ndeshjes
IMG_2234
Zyrtare: Berat Imeri, trajner i ri i Besës së Dobërdollit
IMG_2093
Maqedonia kërkon të vazhdojë tradita dhe të arkëtojë pikë të reja ndaj Letonisë
IMG_2045
Gruda: Gjermaninë e zgjodha me zemër edhe pse prindërit i kam shqiptarë
IMG_2913
”Do japim energjinë dhe gjithë shpirtin”, Gixhari e Zeka drejt Prishtinës për Big Brother VIP
IMG_2911
Ronaldo e Mesi, udhëheqin listën e futbollistëve më të paguar në botë
IMG_2908
Detaje nga aksioni policor në Tetovë – arrestohen 14 persona, kanë organizuar prostitucion dhe shitje të lëndëve narkotike
IMG_2905
Policia në kërkim të Stresit, reperi: Jam në këtë vend!
IMG_2904
Vazhdon bojkoti i mësimit në Moranë, qindra nxënës janë jashtë bankave shkollore
IMG_2901
Dosja e Prokurorisë: I akuzuari i dha Afrim Muçiqit borxh me fajde në shumën 70 mijë euro

DIASPORA