Sonte pak orës 22:00 disa të rinj janë arrestuar nga policia në Tetovë. Sipas informacioneve të para, ata janë kapur në posedim të lëndëve narkotike në afërsi të rrethrrotullimit te “Mema”.
Policia ka ndërhyrë menjëherë në vendngjarje, ndërsa të dyshuarit janë shoqëruar në stacion policor për procedura të mëtejshme. Nga autoritetet pritet një njoftim zyrtar./tetova1.mk












