Trendy

Nesër pa rrymë një pjesë e Tetovës dhe disa fshatra përreth

Para 4 orë

Pjesë të Tetovës dhe Bërvenicës do të mbeten pa energji elektrike nesër (26 shkurt), për shkak të ndërprerjeve të planifikuara, njoftojnë shërbimet kompetente, përcjell tetova1

Sipas paralajmërimeve, në Tetovë pa rrymë do të jenë objektet në rrugën “Kole Nedelkovski”, në afërsi të Kam Market, nga ora 09:00 deri në 14:00.

Në komunën e Bërvenicës, ndërprerjet janë paraparë në disa termine. Një pjesë e vendbanimit Bërvenicë do të jetë pa energji elektrike nga ora 08:30 deri në 11:30, si dhe nga ora 09:00 deri në 14:00 për disa objekte para hyrjes së fshatit.

Nga ora 08:30 deri në 11:30 pa rrymë do të mbeten edhe fshatrat Bllacë, Miletinë dhe Çellopek, ndërsa në Përshevcë dhe Reçicë e Vogël ndërprerjet do të zgjasin nga ora 09:00 deri në 12:00. Në Pirok, energjia elektrike do të mungojë nga ora 09:30 deri në 12:00.

Autoritetet apelojnë që qytetarët t’i planifikojnë me kohë obligimet e tyre gjatë kohës së ndërprerjeve./tetova1.mk

Trending