Trendy

Prof. Arianit Reka “shuplakë” Ministrisë së Arsimit: Ky ligj është arrogancë dhe padrejtësi e paketuar si reformë

Para 3 orë

Debati mbi draft-ligjin e ri për Arsimin e Lartë në Universitetin e Tetovës është përcjellë me kritika të ashpra nga stafi akademik. Profesori i UT-së, Arianit Reka, ka adresuar drejtpërdrejt Ministren e Arsimit, duke e cilësuar qasjen aktuale si arrogante dhe diskriminuese ndaj universiteteve shqiptare.

​Sipas Prof. Rekas, heshtja përballë këtyre ndryshimeve ligjore nuk është opsion, pasi ky ligj nuk zgjidh problemet, por krijon barriera të reja institucionale.

​7 Pikat e “Nxehta” të Kundërshtimit:
​Diplomat në Gjuhën Shqipe: Reka kërkoi që gjuha shqipe në diploma të jetë detyrim ligjor dhe jo vullnet i statutit të universiteteve. Ai rikujtoi se mungesa e këtij rregullimi ligjor ka bërë që asnjë shqiptar në UKIM apo universitete tjera të mos marrë diplomë në gjuhën amtare.
​Cënimi i Autonomisë: Ligji parashikon që Ministria të aprovojë planet financiare të universiteteve, gjë që sipas tij është centralizim politik dhe kontroll i drejtpërdrejtë mbi pavarësinë e lartë arsimore.

​Diskriminimi i UT-së dhe UNT-së: Edhe pse UT ka mbi 60% të stafit me thirrje profesoriale, ligji i ri pengon hapjen e ciklit të tretë (doktoratës).
​Ndarja Skandaloze e Buxhetit: U denoncua fakti se në vitin 2025, nga 5 milionë euro investime në shkencë, UT mori vetëm 2.5%, ndërsa UNT zero.
​Veshja dhe Besimi: Profesori paralajmëroi se formulimet e paqarta në ligj hapin derën për diskriminim mbi bazën e bindjeve dhe besimit.
​Harresa e Asistentëve: Kritikë e ashpër u drejtua edhe për mungesën e zgjidhjes për asistentët që punojnë me orar të pjesshëm për mbi një dekadë.

​Digjitalizimi: U kërkua “Pasaporta Digjitale Akademike” për të lehtësuar mobilitetin e studentëve dhe për të zhdukur burokracinë.
​”Ky nuk është ligj reformues; kjo është arrogancë dhe padrejtësi e paketuar si ligj. Le të shohim kush do ta ketë fjalën e fundit: arroganca apo e drejta,” përfundoi Prof. Reka.

​Debati mbetet i hapur, ndërsa thirrja për reflektim “pa përjashtime” u është drejtuar të gjithë aktorëve politikë dhe akademikë në vend.

Trending