Stacioni Policor në Tetovë ka ngritur kallëzim penal kundër personit me inicialet B.Sh. (45) nga Tetova, për shkak të dyshimeve për kryerjen e veprave penale “uzurpim i patundshmërive” dhe “ndërtim i paligjshëm”, përcjell tetova1
Sipas njoftimit të SPB Tetovë të datës 25.02.2026, i denoncuari gjatë vitit 2025, në vendbanimin turistik Kodra e Diellit, ka ndërtuar një objekt me strukturë të fortë në tokë shtetërore, pa poseduar lejen përkatëse për ndërtim të lëshuar nga organi kompetent.
Rasti është dokumentuar dhe ndaj të dyshuarit është parashtruar kallëzim penal në procedurë të rregullt./tetova1.mk










