Se a është Fatmir Limani pjesë e Lëvizjes Besa? I ftuar në Click Plus, Blerim Sejdiu tha se nuk ka ndonjë informacion se Limani nuk është anëtarë i partisë, duke e sqaruar çështjen e shkarkimit të kryesisë, që siç tha, janë shkarkuar nga përgjegjësia dhe funksionet, jo nga anëtarësia duke nënvizuar se kjo vlen për të gjithë anëtarët pa dallim.
“Nuk kam ndonjë informacion se Fatmir Limani nuk është anëtarë i Lëvizjes Besa. Nuk mund ta them një gjë të tillë se kjo vlen për të gjithë anëtarët e Lëvizjes Besa, këta që u shkarkuan a janë të gjithë anëtarë? Janë anëtarë dhe ne nuk i kemi shkarkuar nga anëtarësia, janë shkarkuar nga përgjegjësia dhe funksionet e caktuara që i kanë pasur me mandat”, tha Blerim Sejdiu.
E lidhur me deklaratën e Fatmir Limanit ku tha se “Nuk jam individ, nesër mund të jem 15 deputetë”, Sejdiu tha se nuk do të donte ta komentonte pasi nuk ka informacion se në çfarë kontesti është dhënë kjo deklaratë.










