Sektori për Punë të Brendshme (SPB) Tetovë ka dorëzuar kallëzim penal kundër personit me iniciale F.B. (25) nga fshati Strimnicë, Komuna e Zhelinës, nën dyshimin për kryerjen e veprave penale “Pengim i personit zyrtar në kryerjen e detyrës zyrtare” dhe “Rrezikim i sigurisë”.
Sipas njoftimit zyrtar, më datë 28.01.2026, derisa efektivët e policisë po kryenin një bastisje të autorizuar me urdhër gjyqësor në shtëpinë e tij, i denoncuari ka shfaqur sjellje jashtëzakonisht agresive ndaj tyre. Përveç tentativës direkte për të penguar kontrollin e shtëpisë, 25-vjeçari u ka drejtuar kërcënime të vazhdueshme dhe serioze policëve që po zbatonin detyrën, duke rrezikuar sigurinë e tyre, me ç’rast policia ka dokumentuar të gjitha shkeljet dhe ka proceduar lëndën në prokurorinë përkatëse për hapat e mëtutjeshëm ligjorë.










