Trendy

Sejdiu zgjidhet kryetar i Pollogut

Para 3 orë

Në hapësirat e Komunës së Zhelinës është mbajtur mbledhja konstituive e Këshillit për Zhvillim të Rajonit Planor të Pollogut, ku morën pjesë kryetarët e komunave të rajonit. Gjatë takimit u diskutuan dhe u miratuan pika me rëndësi për funksionimin dhe zhvillimin e rajonit gjatë vitit 2026, shkruan tetova1

Në këtë mbledhje u shqyrtua dhe u miratua Plani Financiar për vitin 2026, si dhe u diskutuan propozim-projektet me të cilat Rajoni i Pollogut do të aplikojë për mbështetje. Po ashtu, u trajtuan edhe çështje të tjera me rëndësi strategjike për zhvillimin e qëndrueshëm dhe të balancuar të rajonit.

Sipas parimit të rotacionit, Komuna e Zhelinës nga sonte merr drejtimin e Rajonit Planor të Pollogut për vitin 2026, ndërsa kryetari i komunës, Blerim Sejdiu, është përzgjedhur Kryetar i Rajonit për këtë mandat njëvjeçar.

Njoftimi i plotë i Sejdiut:

“Sonte, në hapësirat e Komunës së Zhelinës, u mbajt mbledhja konstituive e Këshillit për Zhvillim të Rajonit Planor të Pollogut, ku bashkë me kryetarët e komunave të rajonit diskutuam dhe miratuam pika të rëndësishme për vitin 2026.
Në këtë mbledhje u shqyrtua dhe u miratua Plani Financiar për vitin 2026, u diskutuan propozim-projektet me të cilat do të aplikojmë si Rajon i Pollogut, si dhe u trajtuan çështje të tjera me rëndësi strategjike për zhvillimin e qëndrueshëm dhe të balancuar të rajonit tonë.
Sipas parimit të rotacionit, nga sonte Komuna e Zhelinës merr drejtimin e Rajonit Planor të Pollogut për vitin 2026. Me këtë rast, jam i nderuar që jam përzgjedhur Kryetar i Rajonit të Pollogut për këtë mandat njëvjeçar.
Ky është një besim dhe përgjegjësi e madhe, që do ta ushtroj me përkushtim të plotë, në bashkëpunim të ngushtë me të gjitha komunat e rajonit, me qëllim realizimin e projekteve konkrete dhe përmirësimin e jetës së qytetarëve tanë.
Vazhdojmë me përkushtim në realizimin e projekteve në vazhdim dhe në ndërtimin e një Pollogu më të zhvilluar dhe më perspektiv”, përfundon Sejdiu./tetova1.mk

Trending