Ministrja e Arsimit ne Maqedoninë e Veriut, Vesna Janevska ka nënçmuar gjuhën shqipe! Ajo ka kerkuar në Tetovë nga gazetarët shqiptarë të flasin maqedonisht dhe po e njëjta kërkesë i është drejtuar edhe rektorit të Universitetit të Tetovës dhe profesorëve të tjerë shqiptarë. Mllefi i shprehur kundrejt shqipes, kundërshtimi për të pasur përkthyes dhe forca për të treguar se maqedonishtja sipas saj, është e vetmja gjuhë zyrtare, janë tronditëse, janë të papranueshme!
Tirana zyrtare të mos heshtë, por ti kujtojë zyrtarisht Shkupit, se shqiptaret ne Maqedoni nuk janë minoritet, por janë në vendin e tyre, janë autoktonë dhe duhet të gëzojnë të drejta të plota e të padiskutueshme! E përsëris, të padiskutueshme! Heshtja është pranim dhe bashkfajësi! Kam reaguar dikur kur ministrat e arsimit ishin shqiptarë dhe do të reagoj edhe sot, sepse asnjë pushtet, asnjë forcë, asnjë qëndrim ekstrem nuk duhet pranuar! Shqiptarët ne Maqedoni nuk janë vetëm dhe koha kur ekstremistët ushtronin politikat e tyre ka marrë fund! Respekt e nderim për kolegët gazetarë shqiptarë që i dhanë përgjigje këtij qëndrimi të turpshëm.










