Londrim Mekaj është shpallur fitues i Big Brother VIP Kosova, duke triumfuar në një finale të mbushur me emocione dhe surpriza.
Pas javësh të tëra sfidash dhe përballjesh brenda shtëpisë më të famshme në Kosovë, Londrimi arriti të fitojë mbështetjen e publikut me lojën e tij të qetë, strategjinë e menduar dhe qëndrimet e forta në momentet kyçe.
Finalja e madhe u shoqërua me reagime të shumta në rrjete sociale, ndërsa fansat festuan fitoren e tij si një sukses të merituar.
Me këtë triumf, Londrim Mekaj lë gjurmë në historinë e këtij formati shumë të ndjekur.
Hygerta Sako është renditur e pesta në finalen e madhe. Pas saj në vendin e katërt u rendit Klodi. Në vendin e tretë ishte Ludo i cili fillimisht nuk u pajtua që nuk është fitues por kur mori lajmin për votimin e publikut më pas e mori me sportivitet duke thënë se nuk ka bë shumë lojë dhe se ka qenë vetvetja.
Lundrimit deri në fund i rezistoi Eljona si më e reja por ndër lojatret më të forta të këtij edicioni të Big Brother VIP Kosova.





