Sot presidenti i Shqipëris, Bajram Begaj është mirëpritur nga kreu i Tetovës, Bilall Kasami.
“Biseduam për marrëdhëniet e shkëlqyera mes dy vendeve tona dhe perspektivën e përbashkët europiane.
Tetova gjithmonë ka qenë një urë e rëndësishme bashkëpunimi kulturor, arsimor dhe kombëtar, dhe vizita e Presidentit është dëshmi e vëmendjes që ka Shqipëria ndaj këtij bashkëpunimi.Do të jemi gjithmonë këtu për të forcuar edhe më shumë lidhjet vëllazërore mes shqiptarëve!”, ka theksuar Kasami.
Në vazhdim të vizitës së tij në Tetovë, para presidentit Bajram Begaj në SHFK “LIRIA” perfomuan korri i grave “TEUTA”, SHKA “Xheladin Zeqiri”, Elita Ziberi si dhe nxënës nga shkollat fillore dhe të mesme të Tetovës. /tetova1/





