Shtetet e Bashkuara publikuan këtë të shtunë një video që tregon sulmet e tyre ushtarake ndaj objektivave në Iran, duke përfshirë raketa të lëshuara nga anijet ushtarake dhe avionë luftarakë që godasin pozicione të forcave iraniane.

Sipas Komandës Qendrore Ushtarake të SHBA-së (CENTCOM), operacioni synon neutralizimin e kërcënimeve ndaj interesave amerikane dhe aleatëve në rajon.

“Presidenti urdhëroi një veprim të guximshëm. Forcat e CENTCOM-it po ushtrojnë një goditje të fuqishme dhe të pandalshme. Ky operacion është pjesë e një fushate të gjerë të koordinuar me Izraelin për të goditur kapacitetet ofensive të Iranit”, njoftojnë Forcat Amerikane.