Trendy

Një vit pa përgjigje: Familja Ademi nga Kumanova akuzon institucionet për fshehjen e vërtetës mbi vdekjen e Vedatit

Para 3 orë

Me rastin e përvjetorit të parë të ndarjes nga jeta të Vedat Ademit, familja e tij nga Kumanova ka dalë me një reagim të ashpër publik, duke denoncuar zvarritjen e qëllimshme të drejtësisë dhe dyshimet për manipulim të fakteve nga organet shtetërore, përcjell INA.

Përmes një komunikate për media, familjarët shprehin indinjatën e tyre të thellë për heshtjen gati njëvjeçare të institucioneve përballë një ngjarjeje që tronditi opinionin publik më 17 mars 2025. Ata kërkojnë zbardhjen e shkaqeve reale të vdekjes, duke vënë theksin te përgjegjësia individuale dhe institucionale mbi jetën e njeriut.

Ja reagimi i plotë i familjes Ademi:

REAGIM PUBLIK!
Në emër të familjes ADEMI -Kumanovë

Sot bëhet një vitë e ndarjes nga kjo jetë e të dashurit tonë Vedat Ademi. 1 vitë mes dhimbjes dhe kërkimit të përgjigjes se si dhe pse u largua nga kjo botë.
Besojmë në caktimin e Zotit por jo edhe çdo krim në këtë botë t’ia mveshim vullnetit të Zotit andaj edhe autopsia mbi trupin e të ndjerit u kërkua pikërishtë që të kërkohen shkaqet dhe shkaktari i vërtet dhe senzibilizim mbi praktikat e papërgjegjsis si individuale ashtu edhe institucionale mbi jetët e njerzëve.

Të indinjuar nga pritja e gati një viti që organet e shtetit të deklarohen mbi ngjarjen që ka trondit familjen tonë, farefisin dhe qytetarët e shumtë në qytetin tonë dhe më gjërë, sot kemi inicuar këtë reagim publik që të njoftojmë opinionin e gjërë se lënda mbi Vedat Ademin të jetë e konstruktuar ështu që përgjegjësit të lirohen nga fajësia dhe të paraqiten fakte që rrëzojnë faktet e gabimit në tretmanin mjeksor dhe rrezikimin e jetës me përfundimin e saj fatal më 17 mars 2025.

Mbajtja e lëndes për 1 vitë ka ngritur dyshimet edhe më shumë në besimin mbi drejtësin edhe ashtu të luhatur në RMV andaj si gardian mbi të vërtetën do të ngarkojmë mediumet, portalet e ndryshëm, institucionet shtetërore, organizata për të drejtat e njeriut.sektor për drejtësi të bashkësisë europiane, organizata joqeveritare dhe individ që mund të ndihmojnë në zbardhjen transparente të rastit.
Me respekt familja Ademi!

Trending