Trendy

Festa e Bajramit ndezi motorët e Komunës së Çairit

Para 1 orë

Nga aksioni i mbrëmshëm i pastrimit që filloi në ora 22:00, para komunës së Çairit, u angazhuan cisterna për larjen e rrugëve kryesore dhe dytësore, kamioneta për mbledhjen e mbeturinave, makineri për pastrim si dhe punëtorë të mirëmbajtjes.

Aksioni i pastrimit vazhdonte edhe sot, por sipas gjendjes në terren, punëtorët e ndërmarrjeve i priste edhe shumë punë. Qytetarët kërkojnë që pastrimi të jetë konstant në Çair e jo vetëm para festave.

Kishin aksion por dashtë Zoti të ndodhë edhe më shpesh e të jetë më i pastër,” tha një qytetar.

Duhet më shumë. Mbrëmë kishte një aksion për para festës së Bajramit, a është i pastër Çairi apo duhet akoma? Duhet akoma të pastrohet nga mbeturinat,” tha një tjetër qytetar.

Kryetari i Komunës së Çairit, Izet Mexhiti tha se aksioni i pastrimit bëhet për shkak të festës së Fitër Bajramit.

”E fillojmë pastrimin gjeneral të komunës së Çairit, ashtu siç është traditë në familjet tona në prag të festës së Bajramit, pastrohen shtëpitë dhe oborret, në të njëjtën mënyrë e pastrojmë në mënyrë gjeneralë komunën e Çairit, rrugët dhe rrugicat, dhe po ashtu me theks të veçantë një pastrim gjeneral të çarshisë së vjetër të Shkupit, oborreve të xhamive dhe gjithçka që është hapësirë publike në Çair,” deklaroi Izet Mexhiti – Kryetar i Komunës së Çairit.

Aksioni i pastrimit të komunës së Çairit, pritët të vazhdoj edhe gjatë ditës së nesërme.  /Alsat.mk

Trending