Për shkak të punimeve teknike të planifikuara në rrjetin e shpërndarjes së energjisë elektrike, nesër (19.03.2026) pa energji elektrike do të mbeten disa pjesë të Tetova, si dhe tre fshatra të kësaj zone, përcjell tetova1
Sipas njoftimit, në Tetovë ndërprerja do të ndodhë në rrugën “Shtipska” nga ora 09:00 deri në 14:00.
Në të njëjtën periudhë kohore, nga ora 09:00 deri në 14:00, pa rrymë do të jenë edhe pjesë të fshatit Pallçishtë i Poshtëm, konkretisht objektet në dalje drejt fshatit Kamjan.
Në fshatin Strimnicë, ndërprerja do të nisë nga ora 09:30 dhe do të zgjasë deri në 14:00, ku pa energji do të jetë një pjesë e vendbanimit.
Po ashtu, nga ora 09:30 deri në 14:00, pa rrymë do të mbetet edhe një pjesë e fshatit Cerovë.
Autoritetet u bëjnë thirrje qytetarëve që t’i përshtatin obligimet e tyre sipas ndërprerjeve të paralajmëruara./tetova1.mk









