Mbrëmë (19.03.2026) në ora 00:10, pranë pikës së pagesës në Gostivar, zyrtarë policorë nga Njësia për tregti të paligjshme me drogë dhe armë pranë SPB Gostivar i kanë privuar nga liria E.E. (40), B.S. (48), të dy nga Gostivari, si dhe Q.R. (70) nga fshati Vranovcë, rajoni i Gostivarit.
Gjatë ndërmarrjes së masave, policia i ka vërejtur personat në një automjet udhëtarësh “Volkswagen Bora” me targa të Gostivarit, ku E.E. ka hedhur një paketim me substancë të ngurtë me ngjyrë kafe dhe një tjetër me substancë pluhur po ashtu me ngjyrë kafe, të cilat janë gjetur dhe konfiskuar.
Personat janë ndaluar në stacion policor dhe në koordinim me prokurorin publik, gjatë ditës ndaj tyre do të paraqitet kallëzim penal përkatës me procedurë të përshpejtuar.










