Trendy

Arrestohet 66-vjeçari në Aeroportin e Ohrit, policia i gjen plumba në çantën e dorës

Para 4 ditë

Një person është vënë në pranga mesditën e djeshme në aeroportin “Shën Apostull Pali” në Ohër, pasi gjatë kontrollit të sigurisë i janë gjetur municione luftarake.

​Ngjarja ka ndodhur më datë 20.03.2026, rreth orës 11:26, në dalje të shtetit. Zyrtarët policorë kanë ndaluar shtetasin me iniciale A.B. (66 vjeç) nga fshati Zagraçan i Strugës.

​Gjatë kontrollit rutinë të bagazhit, policia kufitare ka zbuluar dhe sekuestruar dy plumba (fishekë), të cilët ishin të fshehur në çantën e dorës së 66-vjeçarit.
​Policia njofton se personi është shoqëruar menjëherë në stacion dhe pas dokumentimit të plotë të rastit, ndaj tij do të ngrihet kallëzimi përkatës penal për mbajtje të paligjshme të municioneve.

Trending