Trendy

Publikohen pamjet nga goditja në Dimona, afro 40 të plagosur dhe dëme të mëdha pranë objektit bërthamor (Video)

Para 1 muaj

Pamje të reja të publikuara nga Dimona tregojnë momentet dramatike pas goditjes së raketave, me ndërtesa të shkatërruara, automjete të djegura dhe ekipe shpëtimi që kërkojnë të mbijetuar nën rrënoja.

Sipas autoriteteve izraelite, një ndërtesë trekatëshe u shemb pas goditjes, ndërsa disa zona të qytetit pësuan dëme të konsiderueshme. Në terren u angazhuan dhjetëra ekipe zjarrfikëse dhe shpëtimi, të cilat operuan gjatë natës për të nxjerrë persona të bllokuar dhe për të siguruar zonën.

Bilanci paraprak flet për të paktën 39 persona të plagosur, ndërsa sulmi ndaj Dimonës shënon goditjen e pestë brenda 24 orëve në këtë qytet strategjik në jug të Izraelit.

Dimona ka rëndësi të veçantë pasi ndodhet pranë qendrës kërkimore bërthamore në Negev, një nga objektet më të mbrojtura në vend. Sulmi ka rritur ndjeshëm shqetësimet për sigurinë e kësaj infrastrukture kritike.

Publikohen pamjet nga goditja në Dimona, afro 40 të plagosur dhe

Në një deklaratë, agjencia bëri të ditur se të dhënat nga vendet e rajonit nuk tregojnë nivele jonormale të rrezatimit. Drejtori i përgjithshëm i IAEA-s, Rafael Grossi, theksoi se situata po monitorohet nga afër dhe bëri thirrje për “përmbajtje maksimale ushtarake”, veçanërisht në afërsi të objekteve bërthamore.

Publikohen pamjet nga goditja në Dimona, afro 40 të plagosur dhe

Sulmet e fundit vijnë në një moment përshkallëzimi të shpejtë të konfliktit, ndërsa raketat iraniane me rreze të gjatë dhe me koka të shumëfishta po sfidojnë sistemet mbrojtëse ajrore izraelite, duke rritur rrezikun për goditje në zona të ndjeshme.

Publikohen pamjet nga goditja në Dimona, afro 40 të plagosur dhe

 

Trending