Trendy

“Zoti i vraftë!”, Shkurte Fejza kërkon hetime për përdorimin e fytyrës së saj në reklamë të bërë me ‘AI’

Para 6 orë

Këngëtarja e njohur, Shkurte Fejza, ka reaguar ashpër publikisht lidhur me një reklamë të krijuar me inteligjencë artificiale që përdorte fytyrën e saj.

Përmes një postimi në rrjetet sociale, Shkurta ka deklaruar se reklama është një mashtrim dhe ka mallkuar personat që e kanë krijuar atë.

“Zoti i vraftë!”, ka shkruar ajo, duke bërë thirrje që institucionet përkatëse të ndërmarrin hetime për këtë rast.

Postimi i plotë i Shkurte Fejzës:

Të dashur miq kjo reklamë është gënjeshtër.Eshte rrenë. Njerëz të papërgjegjshëm keqperdorin emrin tim dhe nuk është hera e parë. Zoti i vraftë.

P. S. Apeloj te institucionet përkatëse të shtetit të hetohen këto gjëra ne kuader te krimeve kibernetike.

Trending