Ardita Gashi, e dyshuara për vrasjen e dyfishtë në Majac të Podujevës, ka vdekur në QKUK.
Vdekja e saj është konstatuar nga ekipi mjekësor në Emergjencë, ku e njëjta po trajtohej pasi u vetplagos mbrëmë.
Mëngjesin e sotëm ndërroi jetë edhe gruaja e xhaxhait të saj, Miradije Gashi, të cilën Ardita e qëlloi me armë zjarri të dielën.
I vdekur në këtë rast tragjik ka mbetur edhe i dashuri i të dyshuarës, Ilaz Brahimi.
Prokuroria Themelore në Prishtinë sot deklaroi se motivi i incidentit akoma nuk dihet.










