Trendy

Mickoski për Fatmir Limanin: Në maj-qershor kemi rikonstruim qeverie

Para 3 orë

Së shpejti kemi rikonstruim qeverie, tha kryeministri Hristijan Mickoski kur u pyet nëse Fatmir Limani do të mbetet ministër pas prishjes së raporteve me VLEN-in dhe fotografisë me Ali Ahmetin.

Kështu kryeministri Mickoski la të kuptohet se Fatmir Limani është një nga ministrat që do të shkarkohet në rikonstruimin e qeverisë, të cilin Mickoski e paralajmëroi në maj ose qershor.

Fatmir Limani për një kohë të gjatë po e kritikon hapur VLEN-in, koalicionin që e propozoi për ministër. Ai u afrua me BDI-në kohës së fundit, që e dëshmoi edhe fotografia me Ali Ahmetin dhe Arben Taravarin pas iftarit në Tiranë të organizuar nga kryeministri Rama.

Trending