Sistemi izraelit i mbrojtjes ajrore me rreze të mesme “David’s Sling” dështoi të rrëzojë dy raketa balistike iraniane që goditën qytetet jugore Dimona dhe Arad, duke shkaktuar dëme të mëdha dhe rreth 200 të plagosur.
Sipas hetimeve te Forcave Ajrore Izraelite, te dy incidentet nuk kanë lidhje mes tyre dhe ndodhën rastesisht brenda një periudhe prej dy orësh në të njejtën zonë.
Raketat që goditën qytetet mbanin koka konvencionale me qindra kilogramë eksploziv dhe besohet se i perkasin familjes se raketave “Ghadr”, të njohura si një kërcenim i vazhdueshëm. Sistemi “David’s Sling” u aktivizua per të interceptuar të dyja, por raketat nuk u ndalën.
Megjithatë, dy sulme të mëparshme në të njejtën zonë ishin neutralizuar me sukses nga i njejti sistem, sipas ushtrise. Që nga fillimi i luftes, më shumë se 400 raketa balistike janë lëshuar nga Irani drejt Izraelit, me nje norme interceptimi prej rreth 92 per qind për objektivat që synonin zona të populluara dhe infrastrukturë kritike.
Edhe pse fillimisht nuk ishte projektuar per të perballuar raketa balistike me rreze të gjatë, “David’s Sling” eshte perdorur që nga viti 2025 kundër këtyre kërcënimeve, duke arritur të rrëzoje disa raketa të leshuara nga distanca deri në 1 mijë e 500 kilometra.
Izraeli operon një sistem të shumefishtë mbrojtjeje ajrore, ku “Arrow 3” përbën nivelin më t avancuar për interceptimin e raketave balistike në hapësire.
Megjithatë, përdorimi i “David’s Sling” në kěto raste lidhet edhe me perpjekjet per të kursyer interceptoret më të shtrenjtë, pasi çdo raketë e këtij sistemi kushton rreth 1 milion dollarë, ndërsa një interceptim me “Arrow 3” mund të kalojë 2.5 milione dollarë.










