Trendy

“Ndihmom o vëlla se vdiqa”, Elmaz Muharremi nga Mateçi rrëfehet për tragjedinë në Vjenë, ku ia shpëtoi jetën vëllait të tij!

Para 4 orë

Dita e 17 marsit ishte tragjike për kryeqytetin austriak kur si pasojë e shembjes së konstrukteve të betonit (plloça e betonit) të disa ballkoneve humbën jetën katër punëtorë, ndër ta: tre shtetas nga Kosova dhe një qytetar nga Novi Pazari. I vetmi që ka shpëtuar nga kjo ngjarje tragjike ishte një shqiptar nga Maqedonia e Veriut.

Edhe pse ka kaluar afër një javë nga ky ksident i rëndë, ende nuk ka qenë i ditur për opinionin identiteti i tij. Platforma mediale shqiptare në Austri, albinfo.at, ka arritur të sigurojë edhe emrin e të lënduarit.

Shqiptari i lënduar është Nazmi Muharremi, 45 vjeç nga fshati Mateç, komuna e Kumanovës. Prej shumë vitesh banues në Vjenë bashkë më familjen e tij.

Albinfo.at ka vizituar sot spitalin „Unfallkrankenhaus“ në  Meidling (Bezirku 12) në Vjenë, aty ku Nazmiu po merr trajtimet intensive mjekësore.

Pasi sipas rregullores së spitalit nuk na u lejua hyrja në spital për të vizituar të lënduarin Nazmiun, para derës së spitalit takuam vëllain e tij, Elmazin, bashkë me disa familjarë të tjerë. Elmazi ishte dëshmitar i kësaj ngjarjeje dhe njeherësh “heroi” i vetëm i cili pa kursyer veten, arriti që nga rrënojat të nxirrte vëllain e tij dhe t’ia shpëtonte jetën.

I tronditur ende nga ngjarja që kishte parë më sy, Elmazi tregon që gjendja shëndetësore e Nazmiut është stabile. “Gjendja shëndetësore e Nazmiut është stabile dhe jashtë rrezikut për jetën. Është i lënduar në mushkëri, brinjë dhe në njërin krah. Lëndimet tjera trupore janë më të vogla. Vetëdijen e ka të plotë dhe çdo ditë duket se shëndeti i tij është duke u përmirësuar”, tha fillimisht ai.

Sipas Elmazit, pallati ku ishin duke punuar është ndërtim i vjetër dhe është duke u rinovuar. Apartamentet nuk kishin ballkone. Me renovimin e ri, është planifikuar të ndërtohen ballkone për secilin apartament në pjesën e brendshme të pallatit, pra në pjesën e oborrit.

Plani ishte të betonohen gjashtë ballkone të atij pallati për gjashtë apartamente. Prej kompanisë kontraktuese u është thënë që të fillohet ndërtimi i ballkoneve nga kati i epërm dhe të vazhdohet më katet e poshtme. Gjithnjë siç rrëfen Elmazi, atë ditë ata i kanë betonuar tre ballkone dhe ishin duke punuar në ballkonin e katërt.

“Ndihmom o vëlla se vdiqa”

Si dëshmitar i gjithë ngjarjes tragjike, Elmazi tregon për gjithë tmerrin që ka parë me sy dhe si arriti të shpëtojë të gjallë vëllain e tij, Nazmiun.

“Në ato momente unë isha poshtë, tek dera e hyrjes së pallatit. Papritmas kam dëgjuar britma të mëdha të kolegëve. Kam shikuar se çfarë ndodhi, dhe kam parë që i gjithë konstruksioni i ballkoneve duke përfshirë betonin, drunjtë, hekurat dhe gjithçka tjetër ka rënë në tokë. Nën gjithë ato rrënoja ishin edhe vëllai im e katër kolegët e punës. Nuk dëgjohej asnjë zë më.

I shokuar kam vrapuar sipër shkallëve duke bërtitur emrin e vëllait me shpresën që mos rastësisht është diku lartë. Pasi nuk e gjeta, kam zbritur sërish poshtë në oborr, te rrënojat. Unë vazhdoja të thërrisja emrin e vëllait dhe befasisht kam parë në një gërmadhë helmetën e punës. Kur jam afruar, kam dëgjuar një zë që thërriste: “Ndihmom o vëlla se vdiqa“. Aty e kam kuptuar se është Nazmiu. Nuk më ka interesuar fare rreziku i  jetës sime dhe kam marrë menjëherë për t’i larguar rrënojat. Kur kam gjetur trupin e tij, kam parë që lidhëza e kapeles së xhaketës që kishte veshur, i ishte lidhur te fyti. Merrte frymë vetëm me një pjesë të vogël të gojës. Kam arritur t`ia këpus lidhësen dhe ngadalë bashkë me një koleg boshnjak, më ka ndihmuar që ta nxjerrim të gjallë jashtë gërmadhave. Në gjithë trupin ishte i gjakosur dhe i lënduar. Disa brinjë i kishte të thyer, dorën e palëvizshme, por fatmirësisht arriti ta normalizojë frymëmarrjen“, rrëfen Elmazi gjithë rastin tragjik. Ai thotë se i gjithë aksioni i tij për të shpëtuar të vëllain ka zgjatur afërisht 8-10 minuta.

„Bashkë me kolegun kemi tentuar të hymë në gërmadha për të nxjerrë edhe trupat e tjerë të tragjedisë, por në ato momente ka ardhur policia dhe emergjenca dhe nuk kanë lejuar të afrohej askush tjetër derisa kanë intervenuar njësitë e shpëtimit“, thotë 49 vjeçari, Elmaz Muharremi.

Trending