Trendy

SHBA-ja po planifikon të dërgojë mijëra trupa të tjerë në Lindjen e Mesme!

Para 3 orë

Pentagoni pritet të dërgojë mijëra trupa nga Divizioni i 82-të Ajror i elitës në Lindjen e Mesme, i kanë thënë Reuters dy persona të njohur me çështjen, duke shtuar në rritjen masive të trupave ushtarake, edhe pse administrata Trump ditëve të fundit po flet për bisedime produktive me Iranin.

Wall Street Journal ka raportuar ngjashëm, teksa shkruan për dërgimin e 3,000 trupave shtesë.  dhe e vendos numrin e trupave shtesë në 3,000.

Një urdhër me shkrim për të dërguar ushtarët nga njësia e 82-të ajrore e ushtrisë amerikane pritet të lëshohet në orët në vijim, i kanë thënë gazetës dy zyrtarë amerikanë.

Nuk është e qartë se ku në rajon do të dërgohen trupat dhe kur do të mbërrijnë atje.

Kjo vjen pas raporteve të 13 marsit për 5,000 marins dhe marinarë amerikanë, së bashku me një anije sulmi amfibe, që po dërgohen në rajon.

Presidenti amerikan, Donald Trump, ka këmbëngulur vazhdimisht se nuk dëshiron të dërgojë trupa amerikane në terren në Iran, por gjithashtu nuk e ka përjashtuar si mundësi.

Trending