Trendy

Bernie Sanders: T’i japësh 20 mijë bomba të tjera Izraelit pas gjenocidit në Gaza është shkelje e ligjit amerikan

Para 3 orë

Senatori i njohur amerikan, Bernie Sanders, ka bërë një deklaratë të fortë lidhur me mbështetjen ushtarake të SHBA-së për Izraelin, duke thënë se dërgimi i 20 mijë bombave të tjera drejt këtij shteti përbën shkelje të ligjit amerikan, përcjellë Tema.mk.

Në deklaratën e tij për mediat, Sanders theksoi se, përtej anës morale, shitja e armëve një shteti që ka kryer gjenocid në Gaza është e ndaluar sipas ligjit amerikan.

“Sipas ligjit amerikan, nuk lejohet t’u shiten armë shteteve që kanë shkelur ligjin ndërkombëtar dhe të drejtat e njeriut. Kjo është diçka që Izraeli e ka bërë qartazi”, u shpreh Sanders./Tema.mk/

Trending