Maqedoni

Përfundoi mbledhja e Qeverisë – ja çka u vendos!

Picture of Autori

Autori

Portali Tetova

February 20, 2024, 08:02

Ka përfunduar mbledhja e rregullt e Qeverisë së Maqedonisë së Veriut e drejtuar nga kryeministri, Talat Xhaferi ku janë marrë disa vendime.

Njoftimi i plotë i Qeverisë:

U përcaktua teksti për ndryshime në Ligjin për shpalljen e Qendrës së vjetër të qytetit të Ohrit me qëllim të mbrojtjes së shtuar, në përputhje të rekomandimeve të UNESCO-s; Vendim për emërimin e anëtarëve të Këshillit Nacional për Zhvillim

Qeveria e Republikës së Maqedonisë së Veriut përcaktoi tekstin e Propozim ligjit për ndryshim dhe plotësim të Ligjit për shpalljen e qendrës së vjetër të qytetit të Ohrit si trashëgimi kulturore me rëndësi të veçantë. Me ndryshimet e Ligjit, siç është shpjeguar nga propozuesi, Ministria e Kulturës, shtohet mbrojtja e kompleksit monumental të qendrës së qytetit të vjetër të Ohrit, në përputhje të rekomandimeve dhe vendimeve të Komitetit të Trashëgimisë Botërore të UNESCO-s.

Gjithashtu, me ndryshimet krijohet bazë ligjore për përparimin e mbrojtjes së Qendrës së qytetit të vjetër të Ohrit.

Qendra e vjetër e qytetit të Ohrit është pjesë përbërëse e pronës së mbrojtur si “Zonë natyrore dhe kulturore-historike e Ohrit”, me Vendim të UNESCO-s nga viti 1979/80.

Risia më e rëndësishme e paraparë me këtë Propozim ligj është se deri në miratimin e planeve të reja detale urbanistike të harmonizuara në përputhje të mbrojtjes së përcaktuar në to, në Qendrën e qytetit të vjetër të Ohrit nuk do të mund të ndërtohen objekte të reja, ndërtime shtesë dhe mbindërtime.

Në mënyrë shtesë, Propozim ligji përmban dispozita për mbrojtje të veçantë të Qendrës së qytetit të vjetër të Ohrit dhe zonës së saj kontaktuese, me qëllim të parandalimit të veprimeve, dukurive dhe ndikimeve që shkaktojnë ose mund të shkaktojnë dëmtim, video ndryshim të pakthyeshëm, shkatërrim apo degradim të kompleksit monumental.

Qeveria në mbledhjen e sotme shqyrtoi dhe miratoi Informacionin me Propozim-vendim për emërimin e anëtarëve të Këshillit Nacional për Zhvillim, me propozim të Sekretariatit të Përgjithshëm të Qeverisë dhe miratoi Vendim për emërimin e anëtarëve të Këshillit Nacional për Zhvillim.

Më parë, nga ana e Qeverisë u morr Vendim për themelimin e Këshillit Nacional për Zhvillim, si organ këshillëdhënës i përhershëm i Qeverisë, për çështje në lidhje me Strategjinë Nacionale të Zhvillimit për periudhën 2024-2044, anëtarët e të cilit janë përcaktuar sot.

Për anëtarë të Këshillit Nacional për Zhvillim janë emëruar: Kryetari i Qeverisë Talat Xhaferi, zëvendëskryetarët e Qeverisë: Bojan Mariçiq, Artan Grubi, Fatmir Bytyqi dhe Sllavica Gërkovska, Sekretari i Përgjithshëm i Qeverisë, Metodija Dimovski, ministrat: Fatmir Besimi, Kreshnik Bekteshi dhe Sllavjanka Petrovska. Në përbërjen e këtij organi janë paraparë përfaqësues nga Kabineti i Presidentit të Republikës së Maqedonisë së Veriut, nga Kabineti i Kryetarit të Kuvendit të Republikës së Maqedonisë së Veriut,ASHAM-ja, koordinatorë dhe përfaqësues të partive politike në Kuvend, përfaqësues të odave ekonomike në vend, sindikatat, kryetarë të komunave, gjegjësisht kryetarë të këshillave për zhvillimin e rajoneve të planifikimit, përfaqësues nga universitetet, nga Këshilli rinor nacional.

Tetova1 në Youtube

Mos e humb

IMG_8466
Skenë e papranueshme në Tiranë, bokseri serb del në ring me këngë anti-Kosovë
IMG_8352
Masar Omeragiq zyrtarisht kryetar i ri i FFM-së: Nga nesër fillojmë me punë intensive
IMG_8293
Sot zgjedhjet kryetari i ri i FFM-së
IMG_8197
Mbape: Luka Modriçi ka më shumë tituj se sa unë që kam vjetë!
IMG_7738
Lamine Yamal merr çmimin “Golden Boy”

Më shumë nga kategoria

IMG_8197
Mbape: Luka Modriçi ka më shumë tituj se sa unë që kam vjetë!
IMG_7738
Lamine Yamal merr çmimin “Golden Boy”
IMG_7415
Cana flet për përleshjen me tifozin serb: Ma kishte kafshuar gishtin, gati sa nuk ma këputi
IMG_7143
Shorti, Shqipëria rigjen Anglinë dhe sfidon Serbinë pas 10 vitesh
erjon-morina
U lëndua rëndë në fushën e futbollit, ndërron jetë futbollisti kosovar Erjon Morina
IMG_6867
Arbitri shpërtheu në lot pas ndeshjes Lajpcig-Aston Villa
IMG_6863
Liga e Kampionëve vjen sot me nëntë ndeshje interesante – vëmendja në Dortmund dhe Torino
IMG_6774
Themelimi i Akademisë së Futbollit nga Klubi Beshiktash BJK në Gostivar
bdi-vlen
VLEN: BDI non grata vodhi edhe në regjistrimin e popullsisë, miliona euro në xhepat e tyre!
IMG_5804
BDI: Fatmir Limani ka treguar se nuk ka asnjë prioritet, përveç se të zbatojë urdhrat e kryeministrit
IMG_8887
Ndalohet qarkullimi i automjeteve të rënda në rrugën Gostivar-Mavrovë-Dibër
IMG_8866
Kuvendi i miratoi ndryshimet ligjore, pagat e deputetëve dhe funksionarëve do të korrigjohen
IMG_8853
Reshjet e borës në malësinë e Tetovës, Kasami del në terren! (FOTO)
IMG_8850
IN Ansambli Muzikor - Tetovë ju fton në koncertin e paharrueshëm të fundvitit!