Trendy

Lufta me Iranin po e dëmton Trumpin, bie ndjeshëm rejtingu i tij në Amerik

Para 4 javë

Rejtingu i Donald Trumpit ka rënë në 36 për qind, niveli më i ulët që nga rikthimi i tij në Shtëpinë e Bardhë, sipas anketës më të re Reuters/Ipsos. Rënia vjen në një periudhë të rritjes së çmimeve të karburanteve dhe pakënaqësisë në rritje për veprimet ushtarake të SHBA-së në Iran. Vetëm 36 për qind e të anketuarve e miratojnë mënyrën se si Trump e ushtron detyrën, që paraqet rënie nga 40 për qind krahasuar me javën e kaluar. Kjo është mbështetja më e ulët e regjistruar që nga fillimi i mandatit të tij të dytë. Qëndrimet e qytetarëve janë përkeqësuar ndjeshëm për shkak të rritjes së çmimeve të karburanteve, e cila pasoi pas sulmeve amerikano-izraelite ndaj Iranit. Vetëm 25 për qind e të anketuarve e mbështesin mënyrën se si Trump po përballet me koston e jetesës, edhe pse pikërisht kjo çështje ishte kyçe në fushatën e tij zgjedhore.
Rreth 35 për qind e amerikanëve i miratojnë sulmet ushtarake ndaj Iranit, ndërsa 61 për qind janë kundër. Kjo përfaqëson një tjetër rënie të mbështetjes krahasuar me anketën e mëparshme.Pavarësisht rënies së përgjithshme, Trump vazhdon të ketë mbështetje të fortë brenda Partisë Republikane. Vetëm një në pesë republikanë ka shprehur pakënaqësi ndaj punës së tij. Megjithatë, pakënaqësia po rritet edhe mes tyre kur bëhet fjalë për çështjet ekonomike, veçanërisht koston e jetesës.

Anketa është zhvilluar online në mbarë SHBA-në dhe ka përfshirë 1.272 persona të rritur, me një margjinë gabimi prej rreth tre pikë përqindjeje. Rezultatet tregojnë se, pavarësisht rënies së rejtingut personal, republikanët ende kanë një avantazh të vogël në perceptimin për menaxhimin e ekonomisë.

Trending