Ministria e Punëve të Brendshme njofton se dje në mëngjes, rreth orës 09:45, në SPB Shkup është raportuar se në rrugën “10” në fshatin Haraçinë, në rajonin e Shkupit, një veturë e tipit “Ford Focus” me targa të Shkupit, e drejtuar nga një 13-vjeçar, ka goditur një 14-vjeçar, të dy nga i njëjti fshat, përcjell tetova1
Si pasojë e aksidentit, 14-vjeçari ka pësuar lëndime të rënda trupore, të cilat janë konstatuar në Kompleksin e Klinikave “Nënë Tereza” në Shkup.
Nga ekipi hetimor i SPB Shkup është kryer ekspertizë në vendin e ngjarjes dhe, pas dokumentimit të plotë të rastit, do të pasojë kallëzim përkatës./tetova1.mk










